Klubi Futbollistik “Prishtina” ka njoftuar opinionin se ka arritur marrëveshje me Gentrit Dumanin.
Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën prishtinase.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht në muajin kaluar për këtë lëvizje.
Dumani së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Malishevës.
Kujtojmë që Dumani edhe më parë ka luajtur për Prishtinën, kurse gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e Drenicës, Flamurtarit dhe Fushë Kosovës.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/