Dy policë kosovarë dyshohet të jenë plagosur sonte në Skënderaj.
Gazeta Enigma mëson se sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mbrëmjes së sotme.
Gazeta mëson se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.
Siç mësohet, gjithçka ndodhi për një gjobë që policët i shqiptuan personit të dyshuar, i cili nxori armën dhe gjuajti në drejtim të policëve.
Edhe policët kishin nxjerrë armët, duke shkëmbyer zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe ekipet e Emergjencës.
/Gazeta Enigma/