Dërgohet pa shenja jete një vajzë e mitur në QKMF të Drenasit

Ka ndërruar jetë një vajzë e mitur nga pakujdesia ka rënë në bazën e shtëpisë, në fshatin Likoshan të Gllogocit.

E njëjta është dërguar në QKMF të Drenasit ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles