Muhabi Osmani ka folur në Frontal të t7 për aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Dardan Sejdiut, që dyshohet se e privuan nga jeta bijën e tij, Marigonën një vit më parë. Ai tha se bashkë me vajzën e tij iu vra edhe zemra.
“A e din çka është fëmija, zemër. A e din çka është zemra, qashtu sikur me ta hjek zemrën”, tha ai.
Osmani tregoi që pas publikimit të aktakuzës janë edhe më të lënduar, pasi që e kanë kuptuar se si ka ndodhur ngjarja tragjike.
“Tash edhe ma shumë, se po dihet pak a shumë ngjarja qysh ka ndodh. Jena ma të lëndum, ma të shkatërrum”, deklaroi Osmani.
Babai i Marigonës prerazi tha që nuk pranojnë asnjë dënim tjetër, përpos burgimit të përjetshëm për dy të akuzuarit.
“Presim dënim maksimal, prova kanë, fakte kanë, incizime të bollshme ka prokuroria, po presim dënim maksimal për të dytë, burgim të përjetshëm. Jo more çfart, nuk vjen në konsideratë dënim tjetër”, u shpreh ai.
Pas humbjes të së bijës, Osmani u bën apel të gjitha grave dhe vajzave që të lajmërojnë çdo rast të dhunës në familje.