Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar duke e kritikuar Qeverinë për ndarjen e rreth 11 milionë eurove për energji në veri, duke thënë se ende asnjë euro nuk është shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka shkruar se derisa shëndeti i qytetarëve po varet në donacionet e organizatave, qeveria sot ndau 11 milionë euro për rrymën në veri.
“Ende asnjë euro s’kanë shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët, duke e varur shëndetin e 2 milion njerëzve në donacionet e organizatave. Sot, veç vet, i ndanë 11 milion euro për rrymën në veri. Dikur, këtë e quanin hajni. Sot, po e quajnë patriotizëm”, ka thënë Mustafa/Gazeta Enigma