Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 një person, i cili dyshohet për veprën penale vrasje në tentativë.
Sipas komunikatës për medie, i njëjti dyshohet për një vepër e cila ndodhi më datë 24 mars 2021 rreth orës 22:20, kur policia është informuar për rastin, i cili ka ndodhur në rrugën “ Papa Klimenti” në Pejë.
“Policia menjëherë kishte dalë ne vendngjarje, ku aty ka takuar viktimën dhe dëshmitarin dhe sipas tyre viktima pasi kishte dalur nga vetura për tu sqaruar me të dyshuarin pas një zënkë të çastit i dyshuari pa pritmas kishte shtënë me armë zjarri në të duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.
Sipas të njëjtës komunikatë “Viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”.
“Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 06.05.2021 rreth orës 14:00, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari (L.L. i lindur me 2002) i cili ishte në arrati si dhe është konfiskuar arma me te cilën dyshohet se është kryer vepra. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë, raporton telegrafi