Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk po përgjigjet pyetjes së tij se se pse nuk ka ilaçe për trajtimin e të sëmurëve nëpër spitale.
Ai ka thënë se dy anëtarë të ngushtë të familjes së tij kanë vdekur në mungesë të terapisë.
“Ne kemi hedhur tema për pandeminë nuk kemi marrë përgjigje. Por ata nuk mu kanë përgjigj mua pse mua më kanë vdekur që një muaj dy anëtarë të ngushtë të familjes për mungesë të terapisë në spitalin e Prishtinës. Ekzistojnë protokolle të Ministrisë së Shëndetësisë që zoti. Vitia me mindil i ikte kësaj pyetjes time se pse nuk e siguroi terapinë”, tha ai në Kanal 10.