Është arrestuar një person nga Podujeva pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëes dhe vajzës së tij.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në raport thuhet se viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, kosovare. Viktimave u është ofruar tretmëni mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.