Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës

Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, është suspenduar sot me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Përmes një komunikate për media, KPK-ja njofton se vendimi është marrë me kërkesën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Me kërkesë të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku, ka mbajtur sot takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala”.

“Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala. Gjithashtu, KPK ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala”, thuhet në njoftim.

Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial njofton se ka marrë vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

“Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë”.

Related Articles