Shpeshherë ka raste që pronarët e bizneseve të ndryshme nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Veçse, ka raste edhe më të rënda, kur i rrahin ata.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Malishevë rreth orës 19:00, ku një 50-vjeçar ka rrahur punëtorin e tij.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për pronarin e një lokali të gastronomisë, saktësisht “Shisha bar”, i cili e ka rrahur kamarierin që punonte për të.
50-vjeçari i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore punëtorit, derisa ky i fundit ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Edhe kamarieri, e edhe shefi i tij janë intervistuar nga Policia, derisa pronari i lokalit është dërguar në mbajtje për 48 orë.