Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi thotë se në incidentin e shkurtit që ka ndodhur, ka shkuar ta vizitojë Albin Kurti në 2 të natës në burgun e Pejës.
Krasniqi tha se ka bërë përpjekje maksimale që të mos zhvillohet luftë civile.
“Në 2017 kur u bë përçarje brenda VV-së, kom ardh disa herë me qëllimin më të mirë me afru VV-së mos me shku drejt përçamjes. Jam mbështetësi i parë për VV-në në kuptimin financiar. Prej themelimit e kom mbështet VV-në, vazhdimisht dhe rregullisht. Kur u bë incidenti i shkurtit unë kom bo përpjekje maksimale, kam shku me ambasadorin Walker, Albini në 2 të natës në burg në Pejë. Që mos me u shkaktu luftë civile. E kom taku Albinin në 2 natës, kom bo të pamundshme që mos me u bo luftë civile. Unë e kom sygjeru VV-në me ju fut skenës politike”, tha ai në T7.
Tutje, Krasniqi shtoi se përçarjen në VV e ka bërë Kurti, pasi sipas tij, e ka analizuar situatën dhe e ka përdorur atë në mënyrë klasike, duke çuar në përqarje e ndarje.
“Kur jom angazhu me VV-në e kom kuptu se janë organizim midis komunist anarkist…. Në përçamjen që është bërë, pra përçamjen dhe ndamjen e ka bërë vetëm Albin Kurti. Albini e ka pa momentin, e ka analizu, e ka ditur disponimin e aktivistëve, dhe e ka përdor në mënyrë klasike ndamjen”.