Drita do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në garat evropiane.
Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu do të luajë në rundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Djelmoshat nga Anamorava do ta kenë përballë vetes skuadrën e njohur belge, Royal Antwerp.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00.
Belgët janë favorit absolut në këtë përballje, por që Drita ka synim që të shkaktojë befasi në pasditën e sotme.
Ndryshe, ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.