Skuadra shqiptare, Shkëndija, e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Valmieras.
Ekipi nga Tetova triumfoi si mysafir me rezultatin 2:1, në ndeshjen që u zhvillua të enjten pasdite në stadiumin “Daugavas” në Riga të Letonisë.
Ljupche Doriev (9’) dhe Sindrit Guri (63’) shënuan golat për Shkëndijën.
Fillimisht Doriev kaloi në epërsi tetovarët, kurse Guri realizoi golin e dytë e që doli të jetë i fitores.
Golin e vetëm për ekipin nga Letonia e shënoi Djibril Gueye (45’).
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shkup.
Ekipi që ka bilanc më të mirë pas dy ndeshjeve kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.