Ka vdekur djali i vetëm i veteranit të UÇK-së, Behxhet Hetemi nga Bistrica e Shalës.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook.
Ai u shprehu ngushëllime familjes Hetemi.
“Lajm i trishtueshëm, Flamur Hetemi paska ndërruar jetë, biri i vetëm i veteranit të UÇK–së, Behxhet Hetemi, nga Bistricë e Shalës. Ky lajm na preku pa masë, sepse për familjen tonë, heroina Fatime Hetemi, ka qenë e pandarë nga rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës. Familje Hetemi, ngushëllime, mbahuni të fortë. Në këtë dhimbje të madhe, nuk jeni vetëm!”, shkroi Lladrovci.