Më herët u raportua se para xhamisë së fshatit Halabak, janë krijuar tensione mes një imami dhe disa praktikuesve fetarë, të cilët kanë penguar imamin që t’i kryej ritualet fetare.
Burimet thonë se sonte në Halabak imami është penguar nga xhemati që të hyjë në xhami dhe ta ushtrojë funksionin e tij, pasi që konsiderohet si i palegjitimuar nga BIK.
Informacionet më të reja lidhur me ngjarjen, bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 7 persona. Sipas asaj që dihet deri më tani, imami ka insistuar që të kryej rituale e zakonshme fetare, gjë e cila ka shpjerë deri te përplasja me personat e tjerë.