SC Gjilani sot ka zhvilluar miqësore me Fushë Kosovën të cilën e ka fituar me rezultat 3-1.
Protagonistë kryesor në këtë miqësore ishte mesfushori Arbnor Ramadani i cili ka shënuar dy gola dhe një asistim në këtë ndeshje.
Gazeta Enigma ua sjellë golin e parë të Arbnor Ramdanit me fanellën e SC Gjilanit, mesfushori gjilanas ka bombarduar portën e Fushë Kosovës.
Goli i dytë i Ramadanit ishte më i bukur se i pari, por nuk kemi arritur t’i sigurojmë pamjet e këtij goli.
Prezantimi i Ramadanit te Gjilani është çështje ditësh dhe vonesa ka ndodhur pasi që stafi medial i klubit po përgatit një prezantim të pa parë ndonjëherë deri më tani në vendin tonë.
Gazeta “Enigma” mëson se Gjilani ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë me rivalin rajonal KF Kika, e cila bën gara në Ligën e Parë.
Ky takim do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18.00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.