“Çmendet” trajneri në Argjentinë, shkakton faull dhe ndëshkohet me të kuq

“Çmendet” trajneri në Argjentinë, shkakton faull dhe ndëshkohet me të kuq

Futbolli latin dhuron gjithmonë beteja sportive dhe emocione të veçanta. Pasioni është shumë i madh, saqë edhe trajnerët me raste e humbasin fare dhe bëhen protagonistë negativë.

Godoy Cruz-Velez Sarsfield përfundoi në barazim 1-1. Dueli i javës së 11-të në Argjentinë nisi me gafën e portierit mik. Ishte minuta e tretë kur Lucas Hoyos u dhuroi avantazhin vendasve.

33-vjeçari nuk e kuptoi as vetë se çfarë bëri, duke i falur golin e avantazhin Godoy Cruz. Velez reagoi dhe Diego Godin realizoi me kokë 12 minuta më vonë.

Kapiteni i Uruguait shënoi një gol të bukur me kokë, i pari për të me ekipin e ri, dhe vrapoi ta festonte me portierin. Godoy vijoi të sulmonte, por nuk ia doli të shënonte golin e fitores.

Një episod i rrallë ndodhi në minutat e fundit të takimit. Trajneri i Velez, Alexandre Medina kreu një faull ndaj Matias Ramirez, 23-vjeçarit të ekipit vendas, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë.

Arbitri nuk e toleroi aspak veprimin e pahijshëm të teknikut uruguaian, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq për faullin ndaj lojtarit të Godoy Cruz mbi vijën anësore të fushës.

Related Articles