Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka arritur në Tiranë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Vizita e Sanchez në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që ai po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, por jo edhe Kosovën.
Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.