Çmimet e naftës ranë të martën pas një rënie të kërkesës për të.
Të dhënat tregojnë se ka rënie të prodhimit global.
Prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar pritet që të takohen gjatë javës për të përcaktuar nëse do ta rrisin furnizimin, raporton Reuters, përcjellë GazetaEnigma.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 99.09 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët nga 15 korriku.
Gazeta Enigma ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, i cili u shpreh se rënia e çmimit në bursën ndërkombëtare po reflekton edhe në Kosovë.
Berjani u shpreh se momentalisht në vendin tonë çmimi i naftës është 1.68 cent kurse benzina 1.60 cent.
“Ka rënie të çmimit të derivateve në bursë ndërkombëtare dhe është duke reflektuar edhe tek ne. Çmimet sot e naftës sot sillen rreth 1.68 cent kurse benzina 1.60 cent”, tha Berjani për Enigmën. / GazetaEnigma