Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës përpiloi sot orarin e plotë të fazës së parë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi më i madh lokal në Kosovës midis Dritës dhe Gjilanit do të luhet në xhiron e shtatë, me “bardhekaltrit” në cilësinë e vendasit.
Bazuar në orarin e publikuar në uebsajtin e FFK-së, derbi i parë i edicionit mes dy rivalëve të përbetuar lokal luhet të mërkurën, më 14 shtator, duke filluar nga ora 15:00.
Gjilani regjistroi dy fitore edicionin e kaluar në derbi, krahas dy ndeshjeve që u ndan me barazim.
Orari i plotë i javës së shtatë:
JAVA 7 (14 – 15 SHTATOR)
E MËRKURE, 14.09.2022
15:00 Drita – Gjilani AS1
15:00 Llapi – Ballkani AS2
15:00 Prishtina – Malisheva AS3
E ENJTE, 15.09.2022
15:00 Trepça’89 – Ferizaj AS1
15:00 Dukagjini- Drenica AS2.