Në fundjavë fillon edicioni i ri 2022/23, në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadrat janë përgatitur në maksimun, ndërsa disa prej tyre kanë prezantuar edhe fanellat e reja për sezonin e ri.
KF Dukagjini është njëra nga skuadrat që në bashkëpunim me markën ‘Macron’, ka prezantuar sot fanellat e reja.
Klinasit kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në fanellën e parë, e cila përbëhet nga ngjyrat e klubit, gjelbër e bardhë.
Ndërsa, sa i përket fanellës së dytë me të cilën janë paraqitur një pjesë të madhe të sezonit të kaluar, kanë vendosur që të vazhdojnë me po të njëjtën edhe sezonin e ri.
Dukagjini ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën si vendas ndaj Prishtinës, me fillim nga ora 17:00.