Kolonë dhe pritje të gjata në vendkalimin kufitar Merdarë

Kolonë dhe pritje të gjata në vendkalimin kufitar Merdarë

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se ka kolona të gjata në pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët pop resin deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se pritjet për dalje janë deri në një orë.

Ndërsa, në hyrje pritjet janë deri 10 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta.

Ndryshe, në muajin korrik bashkatdhetarët janë detyruar të presin në pikat kufitare me Serbinë për hyrje.

Pritjet më të gjata ishin regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike bashkëatdhetarët janë detyruar të presin 40 minuta.

Related Articles