Një 23 vjeçar arrestohet në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë

Një 23 vjeçar arrestohet në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë

Është arrestuar një person me inicialet B.I i moshës 23 vjeçare në Ferizaj, i cili ishte në kërkim të policisë.

Policia njofton se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej  një viti.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles