Ish-futbollisti i Prishtinës, Driton Krasniqi, ka marrë postin e drejtorit sportiv në klubin kryeqytetas.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Prishtinës në Facebook.
“FC Prishtina ka nisur që të marrë pamje të re në javët e fundit. Pas emërimit të presidentit të ri të klubit, Hakif Gashi, klubi “bardhekaltër” së fundmi e ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv. Kjo pozitë i është besuar ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit tonë, Driton Krasniqi. Ish-mesfushori vjen nga qyteti i Prishtinës dhe si futbollist ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ekip duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës me Prishtinën. “Driti” ka bërë karrierë në Kosovë edhe të KEK-u, kurse në Shqipëri te Besa e Kavajës, Tomori i Beratit dhe Shkumbini i Peqinit me ç’rast me Besën është paraqitur në më shumë se 20 ndeshje në garat evropiane. 37-vjeçari ditën e sotme është prezantuar si drejtor i ri i Prishtinës nga presidenti Hakif Gashi ndërkohë që për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina e ka dhënë një intervistë ku i ka shpalosur synimet që i ka me ekipin e tij të zemrës”, thuhet nga FC Prishtina.