Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 7 persona të lënduar

Në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rastin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi  i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Related Articles