Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1-4 ndaj Celta Vigos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 2-të në La Liga, raporton Gazeta Enigma.
Karim Benzema shënoi për 0-1 në minutën e 14-të nga penalltia.
Iago Aspas e barazoi rezultatin në minutën e 23-të po ashtu nga penalltia.
Luka Modrid shënoi një super gol në minutën e 41-të për 1-2.
Për 1-3 dhe 1-4 shënuan Vinicius Junior dhe Valverde.
Eden Hazard e humbi penalltinë në minutën e 87-të.
Pas dy ndeshjeve i ka dy fitore Reali në La Liga.