Vuçiq përmendi gjashtë pika, Qeveria e Kosovës pati thënë se Kurti prezantoi disa kapituj në Bruksel

Vuçiq përmendi gjashtë pika, Qeveria e Kosovës pati thënë se Kurti prezantoi disa kapituj në Bruksel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së sotme në adresimin e tij para popullit serb, përmendi gjashtë pika siç tha ai t’i kishte propozuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e së enjtes në Bruksel.

Ai specifikoi tutje këto gjashtë pika, megjithatë, në kumtesën e Qeverisë së Kosovës, dërguar mbrëmjen e së enjtes në redaksi, thuhej se në takimin e 18 gushtit në Bruksel në agjendë kishte dy tema.

”Sot [18 gusht] kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër”.

Lidhur me këtë siç theksonte qeveria, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë, anise nuk specifikonte shifrën e tyre.

”Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhej tutje në kumtesën e qeverisë të datës 18 gusht të së enjtes.

Related Articles