Gjilani i pandalshëm, fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Trepçës ‘89

Gjilani i pandalshëm, fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Trepçës ‘89

Gjilani ka arritur fitore ndaj Trepçës ’89.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti të fitoi me përmbysje në shtëpi ndaj Trepçës ’89.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 8’të të takimit me golin e Christian Mba.

Vendasit barazuan shifrat falë autogolit të Augustin në minutën e 45+2 të takimit.

Gjilani e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar gol pas vetëm 3 minutave lojë.

Elton Cale i dha epërsinë e parë vendasve me golin e tij të realizuar në minutën e 48’të të takimit.

Mevlan Zeka u përkujdes që të vuloste epilogun e këtij takimi me supergolin e tij të shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 65’të të takimit.

Related Articles