Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së në një konferencë për media ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Hekuran Murati, duke e quajtur skandaloze deklaratën se do t’i pezullojë mëditjet nga paga për grevistët.
Jasharaj në këtë konferencë për media tha se deklarata e tillë skandaloze ka tendenca të ngjallë frikë dhe të shtypë zërin sindikal.
“…Një letër që doli nga u.d i sekretarit ja falëm por kur doli zotëri Hekuran Murati që e kemi lutur me muaj të tërë për dialog dhe tha se paska guxim të tnetoj të ngulfat zërin sindikal… ai si duket nga krenaria nuk e ka lexuar Ligjin për grevat…. grevat e ligjshme i garanton ligji dhe nuk ka të drejtë asnjë cent t’ia ndal grevistëve”, tha Jasharaj.
“E kemi vlerësuar deklaratën e Muratit dhe ka krijuar shqetësime dhe ne do të kemi reagimin me kohë dhe ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe do të insistoj të përgatitet lënda dhe do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati…. i cili në vend që të jetë zë i qeverisë për uljen e tensioneve ai kërcënon për të frikësuar dhe ngulfatur zërin e grevistëve.
I kujtoj Hekuranit që është në moshë të re se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur që nga paslufta”, tha kreu i SBASHK-ut.