Serie A është një prej ligave më të forta në botë dhe është në mesin e pesë ligave më të forta në Evropë.
Për të arritur suksese, skuadrat e elitës së futbollit italian është dashur të përforcohen me futbollistë të ndryshëm.
Futbollisti më i shtrenjtë që është blerë në Serie A është qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer. Bremer në edicionin që shkoi u shpall qendërmbrojtësi më i mirë në Serie A.
Transferimet më të shtrenjta të verës
1. Bremer (25-vjeçar nga Brazili, qendërmbrojtës) – Iu bashkua Juventusit nga Torino për 41 milionë euro
2. Charles e Ketelaere (21-vjeçar, mesfushor ofensiv) – U transferua te Milani nga Club Brugge për 32 milionë euro
3. Joaquin Correa (27-vjeçar nga Argjentina, futbollist i krahut) – Arriti në Inter nga Lazio për 23.60 milionë euro
4. Jeremie Boga (25-vjeçar, futbollist i krahut) – Te Atalanta u transferua nga Sassuolo për 22 milionë euro
5. Ederson (23-vjeçari i mesfushës nga Brazili) – U transferua te Atalanta nga Salernitana për 21 milionë euro
6. Merih Demiral (24-vjeçar, qendërmbrojtës, nga Turqia) – Nga Juventusi u transferua tek Atalanta për 20 milionë euro
7. Hassane Kamara (28-vjeçar, mbrojtës i krahut të majtë) – Tek Udinese u transferua nga Udinese për 19 milionë euro
8. Min-jae Kim (Jug-koreani i qendrës së mbrojtjes, 25-vjeçar) – U transferua në Napoli nga Fenerbahçe për 18.05 milionë euro
9. Rasmus Hojlund (sulmuesi danez 19-vjeçar) – Tek Atalanta u transferua nga Sturm Graz për 17 milionë euro
10. Andre Zambo Anguissa (mesfushor defensiv nga Senegali, 26-vjeçar) – U transferua te Napoli nga Fulhami për 15 milionë euro