Kryetari i Partisë Social-Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka ironzuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me nje deklartë të vitit 2021 ku thoshte se “vendi jonë asnjëherë nuk ka përjetuar rritje aq të madhe të ekonomisë si gjatë qeverisjes së tij”.
“Tha shumë e nuk bëri asgjë”, shkroi Molliqaj.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, tha se masat që po merr Qeveria e Kosovës në luftimin e inflacionit, nuk janë të duhura, sepse siç thotë ai, “inflacioni nuk zhduket si për befasi brenda natës” dhe se “qytetarët kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për lëmoshë”.
Kreu i PSD-së vlerësoi se Ligji i Pagave, i cili nënkupton edhe rritjen e tyre, po zvarritet nga Kurti.
“Rritja ekonomike apo bonuset edhe mund të duken bukur në letër, por pa masa të duhura mirëqenieje nuk sjellin e as nuk e kompensojnë mirëqenien që po e gëlltitë inflacioni çdo muaj.”
Sipas tij, “pagat do të rriten, jo me qejf të qeverisë, por për shkak të rezistencës”.