Ndonëse me Casemiron dhe Cristiano Ronaldon në fushë, Manchester Unitedi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në fazën grupore të Ligës së Evropës.
Të enjten mbrëma, Unitedi u mposht në “Old Trafford” nga Real Sociedadi me shifrat 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Brais Mendez nga pika e bardhë në minutën e 59-të.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, Sheriffi fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Omonia Nicosias.