Në sekondat e fundit të ndeshjes së Prishtinës me Pejën, ka ndodhur një incident.
Një tifoz i Prishtinës është futur në parket dhe ka pasur një fjalosje verbale me njërin nga lojtarët e Pejës.
Aty afër ishin zyrtarët e ndeshjes dhe policia, të cilët ndërhynë menjëherë.
Menjëherë pas kësaj, tifozët filluan edhe të gjuanin drejt parketit me gjësende.
Ndryshe, ndeshja përfundoi me fitoren e Pejës, me rezultat 76-70.
Kujtojmë një javë më parë tifozët e Prishtinës shkaktuan incident edhe në futboll, në ndeshjen përball Ballkanit.