SBAShK-u ka njoftuar se ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve.
Siç thuhet në njoftimin e tyre pjesëmarrësit janë pajtuar që greva do të vazhdoj, derisa Qeveria të i plotësoi kërkesat e tyre.
“Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë. Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.