Skuadra shqiptare, Vllaznia e volejbollit të femrave këtë sezon vjen me objektiva të rëndësishëm dhe po tregohet shumë aktive edhe në merkato me disa afrime të bujshme.
Një prej lojtareve më të rëndësishme që i është bashkuar skuadrës shkodrane është edhe Daria Auramchik. Bjellorusja vjet ishte pjesë e Skënderbeut, duke qenë ndër lojtaret vendimtare në shpalljen kampion të ekipit korçar.
Por përtej kualitetit në parket, Daria shkëlqen edhe jashtë fushe. 23- vjeçarja tërheq vëmendje edhe falë bukurisë dhe linjave perfekte trupore gjë e cila ka ngjallur vëmendjen e gjithë Shqipërisë.