Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Nga Dhomat e Specializuara, thuhet se do të jenë deklaratat përmbyllëse për këtë rast.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Kjo aktakuzë e ngarkon ish-pjesëtarin e UÇK-së me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për “krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash”.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.