Liga e Kampionëve: Përfundojnë ndeshjet e natës së sotme, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve: Përfundojnë ndeshjet e natës së sotme, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar takimet kryesore të mbrëmjes së sotme në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City kanë shënuar fitore me përmbysje. PSG-ja mposhti 1:3 Maccabi Haifan në Izrael.

“Qytetarët” triumfuan 2:1 kundër Borussia Dortmundit.

Real Madridi ka shënuar fitore më të vështirë seç është pritur ndaj Leipzigut në “Santiago Bernabeu”.

14 herë kampionët e Evropës fituan 2:0, me dy golat e arritur në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Juventusi në anën tjetër u mposht 1:2 me përmbysje nga Benfica në mes të Italisë.

Related Articles