Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, aty ku sot do të përballet me Sllavia Pragën në udhëtim.
Kampioni i Kosovës do të provojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit 1:1 me Kluzhin në “Fadil Vokrri”.
Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kundërshtarin duke potencuar se përvoja e tyre në garat evropiane i bënë ata që të jenë skuadër favoritë në grup.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” me fillim nga ora 18:45, dhe do të transmetohet edhe në Klan Kosova.