Analisti politik: Me shkëmbimin e territoreve do ta arrinim njohjen nga Serbia

Analisti politik: Me shkëmbimin e territoreve do ta arrinim njohjen nga Serbia

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, vlerëson se me shkëmbimin e territoreve Kosova do të arrinte njohjen nga Serbia.

Ibrahimi, në Rubikon në Klan Kosova, theksoi se me shkëmbimin e territoreve Kosova do të anëtarësohej edhe në Organizatën e Kombëve të Bashkuara si dhe do të merrte territor në Preshevë dhe Bujanoc, njofton Klankosova.tv.

“Kjo që po pranojmë sot është shumë më pak sesa mund të arrinim para disa vitesh. Nëse nuk e arrijmë njohjen”.

“Me shkëmbimin e territoreve ne e kishim arritur njohjen nga Serbia, anëtarësimin në OKB dhe do të kishim marrë territor në Preshevë dhe Bujanoc. Kjo është më e mirë sesa tani që nuk kemi njohje por e bën një lloj autonomie për serbët në Kosovë – kjo është zgjidhje më e mirë sipas jush?”, tha Ibrahimi.

“Unë kam pasur takime para dy javësh me zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm që po ec “Ballkani i Hapur” përpara, por ka edhe projekte konkrete zhvillimore”, tha Ibrahimi.

Related Articles