Osmani takohet me Escobarin e Derek, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani takohet me Escobarin e Derek, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Chollet Derek, në Nju Jork.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, tha se me Escobarin e Derek diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, si një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.

“Në Nju Jork, u takova me këshilltarin e Departamentit Shtetëror Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për të diskutuar integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili theksova se është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ajo po ashtu u shpreh falënderuese ndaj ShBA-së për rolin aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Related Articles