Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës në Kupën e Botës

Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës në Kupën e Botës

Lojtari kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, do ta mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjet e mbetura në kuadër të Ligës së Kombeve dhe Kampionatit Botëror për Zvicrën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Zvicrës përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Edhe kombëtarja e Zvicrës do të mbajë shiritin me ngjyrat e LGBT, duke konfirmuar mbështetjën për këtë komunitet.

Me fushatën OneLove, 10 kombe po përhapin mesazhin për t’u bashkuar dhe lidhur dhe jo për të përjashtuar dhe diskriminuar. Shiriti i OneLove tregon të kuqe/të zezë/gjelbër për të gjithë pavarësisht nga trashëgimia apo prejardhja, ndërsa rozë/verdhë/kaltër pasqyron të gjitha gjinitë dhe identitetet seksuale

Related Articles