Italia e pret Anglinë në Milano dhe Gjermania luan kundër Hungarisë në Leipzig.
Të gjitha këto skuadra janë në garë për të shkuar në finalet e Ligës së Kombeve vitin tjetër, përveç Anglisë.
Anglia do të binte në Ligën B nëse mposhtet nga Italia.
Hungaria mund të kualifikohet nëse e mposht Gjermaninë, e cila është prekur së fundmi nga disa raste me koronavirus.
Hungarezët aktualisht prinë në Grupin 3 të Ligës A me shtatë pikë, një më shumë se Gjermania, ndërsa Italia ka pesë pikë. Anglia e fundit ka dy pikë.
Anglia luan me Gjermaninë në Londër të hënën, kur Hungaria e pret Italinë në Budapest.
Këto ndeshje zhvillohen të premten nga ora 20:45.