Në orën 09:00 ka nisur maratona “Prishtina 2022”.
Ky aktivitet është organizuar nga Federata e Atletikës dhe Departamenti i Sporti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, tha që kjo garë është shumë e rëndësishme dhe që në këtë garë po marrin pjesë garues me renome ndërkombëtare.
“Unë mendoj që kjo maratonë që në fillim, është jo thjesht e rëndësishmesh por është super e rëndësishmesh, sepse kjo garë e cila mbahet e 20-ta me radhë e ka dhënë provimin vete dhe këtu ka pruar garues me renome ndërkombëtare. Këtë garë unë mendoj që çdo qytetar i Kosovës duhet ta përkrah në çfarëdo forme që mundet, po ashtu falënderoj bashkorganizatorët” tha Sylejmani.