Minatorët sërish “me fat”, dalin 127 minatorët e ngujuar në Trepçë

Minatorët sërish “me fat”, dalin 127 minatorët e ngujuar në Trepçë

Kanë dalur minatorët e ndrrimit të parë që kishin mbetur të ngujuar me orë në minierën e Trepçës.

Një minator ka konfirmuar për “Jepi zë” se janë nxjerrur 127 minatorët që ishin ngujuar brenda për shkak të mungesës së rrymës.

Udhëheqësi i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Behxhet Vinarci më herë tha për “Jepi zë” se minatorët do të dalin për rreth 30 minuta.

“Kemi pasur perkeqësim të motit, ka pasur shkarkim të rrufeve, unë jam në vendin e ngjarjes dhe së bashku me KESCO jemi duke e sanuar problemin. Janë 127 minatorë të ngujuar. Jemi në fund të sanimit të defektit dhe besojmë që për rreth 30 deri në 40 minuta do të rregullohet dhe minatorët do të dalin. Për momentin nuk ka ndonjë rrezik për minatorët, po punojmë që sa më shpejt t’i nxjerrim nga aty”, tha Vinarci.

Related Articles