Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk duhet ngriten lart shpresat për viza, pasi sipas saj, Kosova ka bërë punën e vet.
Osmani në një intervistë për RTV21 nga Nju Jorku, tha se ka marrë konfirmim edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron për mbështetje, por sipas saj, duhet të jemi të kujdesshëm.
“Vendimi për liberalizim të vizave është te duart e shteteve anëtare veç e veç”, tha Osmani.
Gjatë kësaj interviste Osmani foli edhe për marrëveshjen Beograd-Moskë, që sipas saj kjo është dëshmi që Serbia nuk është pro rrugës për BE.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë, u dëshmua se Serbia nuk shkon rrugës pro BE-së dhe u dëshmua se i shërben vetëm Putin-it”, tha Osmani.
Osmani foli edhe për dialogun, që sipas saj ky proces do ketë fokusim në marrëveshje finale.
“Ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale dhe kjo besohet që është në të mirë të procesit”, tha Osmani.
Ajo komentoi edhe grevën në arsim, duke thënë se dëmi që po iu bëhet fëmijëve është i jashtëzakonshëm, i pariparueshëm.
Osmani bëri thirrje që të hapen shkollat, sepse nxënësit janë dëmtuar shumë. Sipas saj, greva është drejtë ligjore, “por e drejta ligjore nuk është mbi të drejtën kushtetuese, e drejta në arsim është e drejt kushtetuese”.