UEFA ka publikuar disa rregulla në prag të hedhjes së shortit për ciklin eliminator tëe Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën.
Krejt kjo për arsye politike.
“Pesë çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia, thuhet në njoftimin e -s.
Kosova gjendet në vazon numër katër, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.