Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në një vizitë zyrtare ku është pritur nga kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i lumtur që ka pritur sot presidentin e FIFA-s në Kosovë.
“I lumtur dhe i nderuar që sot e mirëprita presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në vizitën e tij historike në Kosovë”, ka shkruar Ademi.
Ademi ka thënë se ardhja e Inantinos në Kosovë dëshmon mbështetjen e madhe të FIFA-s për Kosovën dhe FFK-në.
“Ardhja e tij dëshmon respektin dhe përkushtimin që ai dhe shtëpia e futbollit botëror kanë për Kosovën dhe FFK-në”, ka shkruar i pari i FFK-së.
Gjatë vizitës së tij Inantino ka bërë homazhe te përmendorja e Fadil Vokrrit duke vendosur lule, raporton Gazeta Enigma.