Manchester City e poshtëron keq Manchester United

Manchester City e poshtëron keq Manchester United

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në derbin lokal kundër Manchester United duke e mposhtur 6:3.

Erling Haaland ishte më meritori për këtë triumf të thellë të “Qytetarëve” duke kontribuuar me tre gola dhe dy asistime. Me “het-trik” kontribuoi edhe Phil Foden.

Ndërkohë, për “Djajtë e Kuq” dy golat i realizuan Antony në minutën e 56-të dhe Martial në të 84-tën dhe 90-tën minutë.

Manchester City zë vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Arsenali lider. Man United ka 12 pikë dhe mbetet në pozitën e gjashtë.

Related Articles