Në fundjavën që lamë pas u regjistrua një rekord në Serie A, aty ku arbitroi për herë të parë një arbitre femër. Maria Sole Ferrieri Caputi gjykoi sfidën Sassuolo-Salernitana (5-0).
32-vjeçarja realizoi një ëndërr të kahershme, teksa pas takimit tregoi emocionet e provuara në ndeshjen e parë si arbitre kryesore në elitën e futbollit italian.
“Provova emocionet e debutimit në Serie A, një ëndërr të cilën e kultivoja prej 16 vitesh. Më në fund ia dola ta realizojë ëndrrën time. Atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme.
Tifozët më pritën shumë mirë, ishte një festë shumë e bukur në stadium”, deklaroi Maria Sole Ferrieri Caputi, e cila shpreson të arbitrojë të tjera takime në Serie A.