Asnjë cent nuk iu deponua në xhirollogari, anise grevë nuk mbajti.
Esat Simnica, drejtor në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, thotë se kanë punuar çdo ditë.
Megjithatë, shpresë ka edhe për 2 ditë, më pas mund t’u vijë rendi rrugëve ligjore.
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët, të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për greva”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kjo është e papranueshme për SBASHK-un, ku thonë se nga krejt ata që qenë në grevë, vetëm mësimdhënësve nuk ua ekzekutuan pagat.